Dermapen
Me prezantimin e paraardhësit të Dermapen në 2011, Microneedling u revolucionarizua me teknologjinë e parë të automatizuar.
Me lançimin e Dermapen 4 u përcaktuan standarde të reja të cilat sollën shërbime dhe rezultate të jashtëzakonshme tek pacientët, me anë të teknologjisë inovative dhe të avancuar të mikrolëndimit .
Sot, Dermapen mbetet sistemi i mikrolëndimit më i përdorur gjerësisht në të gjithë botën, me më shumë se 1.6 milion procedura klinike të kryera. Nuk është çudi që kaq shumë pacientë dhe specialistë i drejtohen trajtimeve Original and Trusted Dermapen për rezultate mahnitëse.

Anti Aging
Trajtimet e Dermapen janë të krijuara për të nxitur një përgjigje të sigurt shëruese brenda trupit, të cilat stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës. Trajtimet e Dermapen nuk japin efekte anësore dhe janë afatgjata. Ato konsistojnë në rigjenerimin e shtresave sipërfaqësore duke siguruar një lëkurë më të shëndetshme, më të ndritshme, më të tërhequr, më të tonifikuar, me pore dhe rrudha të minimizuara.
Protokollet e Dermapenit trajtojnë në mënyrë preçize me anë të gjilpërave zonat si: fytyrën, buzët, sytë, veshët, qafën, dekoltenë, duart dhe skalpin duke stimuluar forcimin dhe tonifikimin e shpejtë të tipareve dhe kontureve të fytyrës.
Për më tepër, mikrolëndimet lejojnë që lëkura juaj të përthithë deri në 80% më shumë përbërës aktivë të cilët penetrojnë thellë në lëkurën tuaj, për t’u ushqyer dhe për t’u absorbuar nga qelizat më të thella.
Ju do të shihni rezultate mahnitëse në vetëm një seancë.
Scarring
Dermapen 4 është pajisja e vetme e mikrolëndimit me një protokoll të dedikuar për trajtimin e shenjave si shenjat e thella, atrofike, duke përfshirë shenjat kirurgjikale, kontrakturat e djegieve, strijat dhe shenjat post akneve. Depërtimi i gjilpërës mund të arrijë deri në 3.0 mm. Teknologjia AOVN, automatikisht kalibron shpejtësinë e motorit, presionin dhe depërtimin me një saktësi preçize.
Nuk krijon tërheqje dhe shkëputje të lëkurës. Një nga trajtimet më të njohura të Dermapen Scar Treatment është trajtimi i Strijave të vjetra dhe të reja. Si specialisti ashtu edhe pacientët kanë konstatuar që trajtimet Dermapen janë më efektive për strijat sesa çdo trajtim me lazer.


Pigmentimi
Ndryshe nga trajtimet me lazer, Dermapen nuk ka aspak rrezik për t’ju lënë shenja hiperpigmentimi apo djegje të lëkurës, ndërsa promovon funksionimin optimial të qelizave. Kjo e bën atë një procedurë të përshtatshme për çdo pacient të prekur nga melasma dhe me predispozitë për hiperpigmentim. Trajtimi është gjithashtu i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Protokollet e Dermapen punojnë në mënyrë të shkëlqyer me shumë prej konditave të lëkurës duke i dhënë atij përparësi nga trajtimet e tjera të saj.