Extend
Trajtimi Extend përdor qërpikë extensions për të shtuar dhe zgjatur qërpikët tuaj natyralë, duke ju dhënë qërpikë më të gjatë dhe më të plotë për deri në 5 javë.Shpesh, njohur si qerpikë klasikë, kjo procedurë i jep një pamje natyrale, kujtdo që dëshiron të shtojë gjatësinë në qerpikët e tij natyralë.

Artisti i qërpikëve do të personalizojë vendosjen e qërpikëve extend në mënyrë të atillë që ti përshtaten sa më bukur dhe sa më mirë qërpikëve tuaj natyralë, nëpërmjet shumëllojshmërisë së formave dhe gjatësive të extend-ëve.
Sa kohë merr procedura extend?
Procedura do t’ju marë deri në 90 minuta nga artistja jonë e qërpikëve, megjithatë kjo varet nga lloji i extend-it që zgjidhni të bëni.
Sa kohë zgjasin rezultatet e kësaj procedure?
Qërpikët extend zgjasin deri në4-5 javë, por me mbushje të rregullta çdo 2-3 javë mund të zgjasin edhe më shumë.
Si funksionon procedura Extend?
Për të realizuar qerpikët Extend, artistja jonë e qërpikëve përdor teknikën 1 ose më shumë qërpikë extend tek një qërpik i juaji. Konsulta paraprake ju ndihmon të përcaktoni formën, gjatësinëdhe volumin që dëshironi dhe më pas prisni rezultatin fantastik.
ÇFARË NUK SUGJEROHET TË BËNI PAS PROCEDURËS SË EXTEND?
Këtu janë 5 gjërat që duhet të shmangni për të mbajtur qerpikët tuaj të duken të plotë:
1.Mos i lagni qerpikët tuaj për 24 orët e para dhe shmangni avullin, saunat dhe notin deri 48 orë pas procedurës.
2.Mundohuni të mos e prekni me duar zonë e syve pasi kjo mund të bëjë të transmetoni baktere në qërpikët tuaj.
3.Kini kujdes kur i pastroni qërpikët që të mos deformoni formën e tyre apo ti jepni një pozicion tëri.
4.Mos përdorni kthyes qërpikësh.
5.Asnjë make-up ose pastrues me bazë vaji për 48 orët e para.
Pyetjet më të shpeshta nga klientët:
A DËMTOHEN QËRPIKËT TUAJ NATYRALË NGA KJO PROCEDURË?
Kur aplikohen në mënyrë korrekte, extend nuk i dëmtojnë qerpikët tuaj natyralë dhe janë plotësisht të sigurt. Artistja jonë përdor qerpikë të lehtë për të siguruar që extend-ët nuk do të rëndojnë qërpikët tuaj natyralë, duke minimizuar rrezikun e dëmtimit. Ndiqni rregullat e kujdesit të mëpasëm për të mbajtur të shëndetshme qerpikët.
PËRSE BIEN QËRPIKËT EXTEND?
Qërpikët tanë natyralë kanë një cikël natyral të rënies, është krejtësisht normale që tëna bien 3-5 qërpikë në ditë. Duke qenë se extend është i ngjitur mbi qërpikut tonë natyral, ai bie bashkë me të. Kjo nuk do të thotë se procedura e extend po ndikon në rënien e qërpikëve tanë, por e kundërta.
A MUND TI LAGNI QËRPIKËT DIREKT PAS PROCEDURËS?
Për 24 orët e para pas trajtimit, mos e lagni zonën e syve dhe shmangni saunat ose dhomat me avull deri në 48 orë.Uji, avulli dhe nxehtësia mund të shkaktojnë prishjen e lidhjeve të qërpikëve.Pas kësaj nuk ka asnjë lloj kufizimi për ju, mund të bëni dush, mund të notoni apo bëni sauna.
A MUND TË VENDOSNI MAKE-UP NDËRKOHË QË KENI EXTEND?
Po, nëse ju keni dëshirë mund të përdorni, por duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe ti pastroni ata pasi mund të grumbullojnë papastërti apo yndyrë e cila më pas ndikon në prishjen e lidhjeve duke bërë që qërpikët të bien.Ne këshillojmë të përdorni produkte jo yndyrore rreth zonës së syve, pavarësisht nëse është make-up ose larës.